SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Virusi – Në ndjekje të Morigana Krout

L1,200.00

Një aventurë poteriane
Trilogji e përkthyer në 39 gjuhë të botës
Mister-Aventura-Magji
Mosha e këshillueshme për lexim 10+

Plot me çudira, magji dhe të qeshura… Një histori e jashtëzakonshme që të grish drejt aventurës, personazhe të besueshëm dhe magji pambarim.

Morigana Krou, së bashku me miqtë e saj, jo vetëm i mbijetuan me krenari vitit të parë të shkollës në Shoqërinë e Mrékullit, por ata shkatërruan nga themelet Tregun e Tmerrit dhe e provuan veten si pjesëtarë besnikë të Njësisë 919. Tashmë, Morigana ndodhet përballë një vështirësie edhe më të madhe: ajo duhet të përvetësojë sa më mirë Mjeshtëritë e Mrékullit, si edhe të mbajë nën kontroll fuqinë që kërcënon ta shkatërrojë. Por një sëmundje e frikshme dhe e padëgjuar më parë ka rënë mbi Nevërmur, që po shndërron MrékullKrijesat e infektuara në Shtazë të egra.
Ndërkohë që viktimat nga Virusi shtohen, po ashtu përhapet edhe paniku. Dhe duke parë qytetin, që e ka aq shumë për zemër, të kapluar nga tmerri, Morigana shumë shpejt e kupton që është detyra e saj të gjejë ilaçin kundër këtij Virusi të egër, edhe pse përpjekja për ta gjetur ilaçin do ta vendosë atë dhe të gjithë banorët e Nevërmurit përpara një rreziku të paparashikuar.
Libri i tretë i serisë Nevërmur padyshim që do ta mbajë gjallë interesin e lexuesve deri në faqen e fundit.

Përshkrimi

Autore: Jessica Townsend
Përkthyer nga Petro Plasa
ISBN 978-9928-08-485-9
Çmimi: 1200 lekë

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Virusi – Në ndjekje të Morigana Krout”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '