SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Të rregulltit dhe prapsinjosët

L900.00

Autore: Loreta Vaso
Nr. i faqeve: 64 faqe
ISBN: 9789928087805

Përshkrimi

Një libër mund të shpëtojë edhe një lojë të parapëlqyer të një fëmije… Dhe ne e dimë se sa zbaviten vogëlushët përmes lojërave të ndryshme. Në fokusin e autores Loreta Vaso janë gjithmonë vogëlushët! Sa e bukur bëhet bota përmes vështrimit të tyre! Në librin “Të rregulltit dhe prapsinjosët” autorja prek me kujdes atë që ndodh në mendjen e një fëmije teksa imagjinon…
Struktura e librit është ndërtuar duke u bazuar në harmonizimin e rrëfimit, nga njëri episod në tjetrin, me dialogun e autores me personazhin kryesor.
Kur ishte më i vogël, ai luante edhe me plastelinë, si çdo fëmijë, duke i dhënë forma të ndryshme, si ato të miushëve. Befas, një ditë, vogëlushi hoqi dorë nga loja e tij me plastelinë, që ndryshe nga të tjerat kishte qenë e parapëlqyera, duke njoftuar prerazi se miushët prej plasteline do t’i dërgonte në Vrimën e Zezë. Çfarë ndodh më tej? Si të gjithë fëmijët, vogëlushi zbavitej me lojëra të ndryshme, por i pëlqente edhe të dëgjonte libra, të lexuar nga prindërit. Pikërisht në një prej atyre ditëve ai u njoh me personazhin e Jeronim Stiltonit, që nxiti te vogëlushi vazhdimin e lojës imagjinare. Ai u shkëput nga format konkrete të miushëve prej plasteline, sepse paskëtaj do t’i kishte në mendje, sikur ata të ishin të padukshëm, të tejdukshëm ose thjesht në mendjen e tij.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Të rregulltit dhe prapsinjosët”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '