SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Piratët e vegjël dhe thesari gazmor

L500.00

Autore: Stefania Mei, Sara Vegini
Ilustrimet Alice Risi
Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri
ISBN 978-9928-08-488-0
Çmimi: 500 lekë
Mosha e sugjeruar 4+

Përshkrimi

48 aktivitete – lojëra që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj në moshën 4 vjeç, ideuar dhe testuar nga dy specialiste të Logopedisë. Lojërat që bëjnë fëmijët lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira, janë shumë argëtuese dhe mund të zhvillohen në kopsht ose në shtëpi.
Fëmijët njohin:
Elementet e para të shkrimit
Aftësitë logjike në matematikë
Aftësitë për të vëzhguar
Leximin dhe të kuptuarit e tij
Botimi përmban mjete didaktike për të punuar.

Këshilla për prindërit dhe edukatoret!
48 aktivitetet janë krijuar në bazë të 4 aftësive kryesore të fëmijëve të kësaj moshe (aftësia për të vëzhguar, aftësia për të shkruar, aftësitë matematikore dhe gjuhësore). Secila prej tyre jepet me nga një figurë. Aktivitetet jepen me figura dhe udhëzime të qarta që fëmija mund t’i bëjë vetëm ose me pak ndihmë nga një i rritur. Ato përfshijnë ngjyrosje, bashkim pikash, qarkim, prerje dhe ngjitje figurash. Në këtë aventurë piratët e vegjël nisen në kërkim të thesarit gazmor. Fëmija do t’i ndihmojë ata duke kryer aktivitete sipas udhëzimeve të dhëna me figura. Në çdo tetë aktivitete (ose faqe), fëmija do të ngjitë një figurë ëmbëlsire (adeziv) që është në faqen e fundit të fletores.
Në fund, fëmija do të ngjyrosë arkëzën e thesarit të mbushur me lodra dhe do të bashkohet me skuadrën e piratëve!

FËMIJËT E MOSHËS 4 VJEÇ PËRFORCOJNË DISA AFTËSI
* bashkërendimi i lëvizjeve dorë – sy: është aftësia për të koordinuar perceptimin vizual me lëvizjet e dorës dhe gishtave.
* vëzhgimi: është aftësia për të analizuar imazhet e jashtme dhe për t’i lidhur ato me sistemin e njohurive që zotërojmë.
* aftësitë logjike – matematikore: janë aftësitë për të grupuar, renditur, numëruar, vlerësuar, lidhur dhe krahasuar sasitë e dhëna.
* të kuptuarit gjuhësor: është kompetenca që të lejon të kuptosh saktë fjalët dhe shprehjet gjatë komunikimit.
* vëmendja dhe memorja: këto janë dy funksione njohëse që kanë një rol themelor në të gjithë procesin e të mësuarit.

48 AKTIVITETE – KATËR AFTËSI
 Aftësia për të shkruar
Ushtrimi i aftësive për të shkruar që në vitet e para të arsimit është i rëndësishëm për fëmijët sepse i ndihmon ata si të bashkërendojnë lëvizjen e duarve dhe të syve. Këto ushtrime i ndihmojnë fëmijët të njohin simbolet dhe mënyrat e shkrimit të shkronjave që do të mësojnë në të ardhmen. Aktivitetet që jepen në libërth për të shkruarin janë: ndiq rrugën, bashko pikat, plotëso vizatimin etj.
Aftësia për të vëzhguar
Kjo aftësi na lejon ne të dallojmë, të ripunojmë informacionin vizual dhe ta përshtatim atë me njohuritë tona. Aktivitetet që jepen në libërth kanë si qëllim zhvillimin e aftësisë për të vëzhguar. Të tilla janë: lidh ushtrimet, dallo hijen që i përket, vazhdo vargun etj.
Aftësia logjike dhe matematikore
Aktivitetet që lidhen me këtë aftësi përfshijnë grupimin, renditjen, numërimin, vlerësimin e përafërt dhe krahasimin. Këto ushtrime na lejojnë të zbulojmë dhe të interpretojmë realitetin rreth nesh në një mënyrë të vetëdijshme. Ushtrimet për zhvillimin e aftësive logjike dhe matematikore janë: me numërim, gjetjen e sasisë, ushtrimet me krahasim, me grupim, me format gjeometrike etj.
Aftësia gjuhësore
Aftësia për të kuptuar gjuhën e folur është themelore për formimin gjuhësor të fëmijës. Kompetenca gjuhësore na lejon të shprehim mendimet me anë të komunikimit verbal (fjalë dhe shprehje) dhe me anë të komunikimit joverbal (shenja, kode, simbole). Ushtrimet për zhvillimin e aftësive gjuhësore janë të tilla, si: gjej atë që është ndryshe, diktimet me fjalë, grupo sipas kuptimit etj.

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Piratët e vegjël dhe thesari gazmor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '