SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Peshkatarët e fjalëve

L750.00

Autore Chiara Sorrentino
Përkthyer nga Arta Marku
Ilustrimet nga Martina Rotondo
ISBN: 9789928086570

Përshkrimi

Është një anije që çdo natë çan qiejt e gjithë botës për të mbledhur fjalë që kanë mbetur pezull në ajër. Në bord është një familje peshkatarësh. Askush nuk ua di emrat. Përtej reve, ku vetëm ata që kanë flatra mund të shkojnë, të gjithë i thërrasin peshkatarët e fjalëve.
Me rrjetat e thurura me yje mbledhin fjalë të çdo lloji dhe përmase, por është njëra, e madhe dhe me shkëlqim, që nuk arrijnë ta zënë, e megjithatë është kaq e madhe dhe e ndritshme sa nuk mund të dorëzohen.
Çfarë janë fjalët? Përse na shërbejnë? A mund ta imagjinojmë dot realitetin në mungesë të fjalëve? Si do të merreshin vesh njerëzit pa fjalët? Si do t’i flisnin njëri-tjetrit? Si do t’i thonin fëmijët mamit se i ka marrë uria? Si do t’i kërkonin babit që t’i blejë një akullore? Si ta thërrasin motrën e vëllanë për të luajtur? Po gjyshja si do t’ua tregonte kolopuçëve përrallat para gjumit?Pa fjalët do të ishte e pamundur! Pa fjalët ne nuk bëjmë dot! Ndaj, aq të rëndësishme sa janë, duhet t’i ruajmë, të kujdesimi për to. Madje jo pak fjalë, shumë fjalë. Sa më shumë ta pasurojmë fjalorin tonë, aq më mirë.
Peshkatarët e fjalëve është një ndërthurje e filozofisë me psikologjinë përmes një përralle plot fantazi që injekton në mënyrë të butë, të padukshme por të pashmangshme mësimet e jetës te fëmijët, njëkohshëm me dashurinë për fjalën dhe gjuhën…

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Peshkatarët e fjalëve”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '