SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Ngjyrat e viteve

L800.00

Autore: Sonila Strakosha
ISBN: 978-9928-08-609-9

Përshkrimi

Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve ‘80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës. Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s’do t’i kish imagjinuar më parë.
Si do të jetë raporti i vajzës me ngjyrat e jetës më tej?
A do t’i qëndrojnë ato pritshmërive të saj, a do të kenë të njëjtin ndriçim fantazie apo do të kthehen papritmas në zhgënjime e iluzione të thyera?
Si do të jetë në përballje me ëndrrat e adoleshentes së dikurshme, raporti i së nesërmes?
Në qendër të gjithë kësaj vorbulle të rrëmujshme ndryshimi është Arta dhe bota e saj.
…Shkronjat si rruaza dukej se i qeshnin nga fletorja e verdhë që ajo kishte quajtur fletorja me shije nostalgjie. Mbylli sytë dhe ndjeu se po e merrte një gjumë i qetë. Nuk e dinte se ndërsa qerpikët puthiteshin, edhe buzët qenë ngjitur e i kishin marrë një formë të ëmbël buzëqeshjeje, nuk ishte as italiane, as shqiptare, ishte vetëm buzëqeshja e saj…

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Ngjyrat e viteve”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '