SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Nevërmur – Sprovat e Morigana Krout

L1,000.00

Morigana Krou është një fëmijë i mallkuar. E lindur natën e Errësirës, nata më fatkeqe për të lindur një fëmijë, Moriganës ia hedhin fajin për të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në qytet, nga rënia e breshrit deri te sëmundjet e banorëve, dhe, më e keqja, mallkimi e ka paracaktuar që të vdesë në mesnatë, sapo të mbushë njëmbëdhjetë vjeç. Por, ndërsa Morigana pret fatin e paracaktuar, shfaqet një njeri i panjohur dhe i jashtëzakonshëm: Jupiter Veriu. Të ndjekur këmba këmbës nga Hordhia e Hijeve të Hirta, ai e merr me vete vajzën e vogël dhe e strehon në qytetin magjik të Nevërmurit. Pikërisht në Nevërmur, vajza e vogël zbulon se Jupiteri e ka zgjedhur që të konkurrojë për një vend në organizatën më të famshme të këtij qyteti: Shoqëria e Mrékullit. Por që të bëhet pjesë e saj, dhe të vazhdojë të jetojë në këtë qytet të jashtëzakonshëm përgjithmonë, Morigana duhet të kalojë me sukses katër sprova të vështira dhe të rrezikshme mes qindra fëmijëve të tjerë, përndryshe duhet të largohet përgjithmonë nga Nevërmuri i mrekullueshëm, ndërkohë që e pret një vdekje e sigurt. I shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Hari Poterit, ky libër ku ngjarjet rrjedhin shpejt, ku bota imagjinare merr një energji të re që mrekullon si të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të tërheq që nga faqja e parë deri në fjalën e fundit

Përshkrimi

Autore: Jessica Townsend
Përkthyer nga Petro Plasa
ISBN 978-9928-08-368-5

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Nevërmur – Sprovat e Morigana Krout”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '