SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Mjeshtrja e Mrekullit – Sekreti i Morigana Krou

L1,000.00

Vazhdimi i librit të famshëm “Nevërmur” Mjeshtrja e Mrékullit Sekreti i Morigana Krout Ti ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër. Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t’i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrékullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar… Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrékulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme. Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t’u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t’iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason ‘Nevërmur – Sprovat e Morigana Krout’, bestseller sipas ‘New York Times’ dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit.

 

Përshkrimi

Autore: Jessica Townsend
Përkthyes: Petro Plasa
ISBN 978-9928-08-420-0

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Mjeshtrja e Mrekullit – Sekreti i Morigana Krou”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '