Përshkrimi
32 poezi për fëmijë plot muzikalitet – rimë – ritëm, krijuar nga autorja më e dashur e fëmijëve Adelina R. Mamaqi.
Në këto poezi autorja pasqyron, jetën, botën shpirtërore, lojërat, lodrat e fëmijëve, nëpërmjet të cilave zbaviten, edukohen e marrin njohuri. Gjejmë Letën që vizaton lepurin me dhjetë këmbë dhe përgjigjen pse; Enin që bën një gabim; Pingun që është i gëzuar dhe pse? Pandën që i bëjnë dush dhe pse? Dinozaurin që vjen nga lashtësia, etj., nëpërmjet të cilave fëmijët marrin edhe njohuri shkencore.
Tematika e larmishme e librit synon edukimin e tyre me ndjenjën e dashurisë për familjarët baza e dashurisë njerëzore, për edukimin e tyre qytetar, mirësjelljen respektin etj.
Poezitë janë shkruar me ritëm, me rimë, me muzikalitetin dhe ëmbëlsinë që është brenda shpirtit të fëmijëve, me vargje të qëndisur plot figura letrare duke pasuruar imagjinatën, gjuhën dhe fjalorin e tyre, për të mësuar të shprehen saktë dhe bukur gjuhën tonë shqipe.
Botimi është i ilustruar dhe fëmijët do të argëtohen edhe duke parë krijimet e bukura të Fatlinda Shalës.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime