Përshkrimi
Autorja ka përmbledhur përvojën disa vjeçare të veprimtarisë së kopshtarisë bashkë me fëmijët në këtë libër me 48 projekte për mbjelljen e kultivimin e bimëve.
“Si nënë e tre fëmijëve jam përpjekur që të sjell copëza natyre në vazot e bimëve rreth e përqark apartamentit ku banojmë. Sakaq kultivimi i perimeve në ballkon u kthye në një përvojë e aventurë mësimore që vetëm natyra arrin ta përcjellë më së miri.”
Jam e bindur se pas çdo përvoje me kopshtarinë, fëmijët do të kuptojnë më mirë sesi funksionon natyra. Është një mësim praktik tek shohin sesi një farë kthehet në një bimë të vogël të gjelbër e më pas në një bimë të madhe e me fruta. Gjithashtu tek zbulojnë se fluturat a bletët ndihmojnë në procesin e polenizimin apo të kuptojnë sesa ujë dhe kohë kërkon bima për t’u rritur.
Në këtë mënyrë fëmijët do të rrisin vlerësimin ndaj natyrës. Padyshim edhe përkushtimi e përkujdesjet, do të nxisin ndjenjën e durimit e përgjegjësisë. Në fund fare: sigurisht edhe pakëz krenari!”
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime