Përshkrimi
Ari, Joni dhe Maria, që ju tashmë i njihni, do të nisin udhëtimin më të gjatë të ndërmarrë ndonjëherë nga njeriu. Jeta në Tokë po shuhet, ndaj ata duhet të udhëtojnë larg në hapësirë, në kërkim të një mundësie të re. Objektivi është planeti Kepler 62, por udhëtimi drejt tij është i panjohur dhe plot me rreziqe.
Një anije i çon ata në një stacion hapësinor prej nga do të nisin udhëtimin drejt hapësirës të ndarë në grupe. Ari dyshon se ekuipazhit nuk i është thënë gjithçka rreth misionit të tyre të ardhshëm. Kush fle në kapsulat shtesë në anije? Pse Ari zgjohet në mes të udhëtimit? A do të mundin Maria dhe Ari të përballojnë të vetëm sfidat e rrezikshme?
Ky është libri i tretë i serisë fantastiko-shkencore prej gjashtë librash, që ka bërë për vete mijëra fëmijë në më shumë se njëzet vende të botës.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime