SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Fizika 12 me zgjedhje + Fletore pune

L1,738.00

Libri Fizika 12 shitet së bashku me Fletoren e punës.

Synimi kryesor i këtij teksti është të shpjegoje konceptet e fizikës, si dhe t’ju ofrojë pyetje e problema që do t’ju ndihmojnë të testoni njohuritë e marra dhe të përgatiteni për provime. Disa prej koncepteve që do t’i gjeni në këtë tekst janë: modelet e sistemeve fizike; testimi i parashikimeve të bëra mbi bazën e këtyre modeleve; matematika si gjuhë dhe mjet për zgjidhjen e problemave; lënda, energjia dhe valët; forcat dhe fushat. Studimi i fizikës mund të bëhet një përvojë e vlefshme. Përgjigjet e pyetjeve të ushtrimeve të librit i gjeni në www.mediaprint.al dhe platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital.

Në tekstin mësimor Fletore pune Fizika 12 nxënësit praktikohen dhe provojnë njohuritë e marra në teori. Rezultatet e të nxënit të renditura në fillim të çdo kapitulli, i orientojnë dhe i njohin me njohuritë që do të marrin gjatë kapitullit. Botimi përmban konceptet kyçe në fillim të çdo pjese, të përkufizuara dhe shpjeguara qartë; ushtrime që ju ndihmojnë të praktikoni aftësitë e nevojshme për të studiuar fizikën; udhëzime që ju ndihmojnë të zgjidhni ushtrimet dhe të krijoni vetëbesim; problema dhe ushtrime tipike që të përgatiteni sa më mirë për provime. Përgjigjet e pyetjeve të ushtrimeve të Fletores së punës do t’i gjeni në www.mediaprint.al dhe platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MA, shoqërohet me Fletore pune.
Autorë: David Sang, Graham Jones, Gurinder Chanha, Richard Woodside
Përktheu dhe përshtati: Margarita Ifti
ISBN: 978-9928-08-339-5

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MA.
Autorë: David Sang, Graham Jones
Përktheu dhe përshtati: Margarita Ifti
ISBN: 978-9928-08-341-8

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Fizika 12 me zgjedhje + Fletore pune”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '