SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Djali më fatlum në botë

L720.00

Autor: Danny Wallace
Ilustruar nga Gemma Correll
Përkthyer nga Petro Plasa
ISBN 978-9928-08-658-7
Mosha e sugjeruar 9+

Description

Një aventurë e re plot humor nga shkrimtari DannY Wallace që e shndërron të zakonshmen në të jashtëzakonshme.
PËRFYTYRO SIKUR, SA HAP E MBYLL SYTË, TË KESH GJITHÇKA QË KE ËNDËRRUAR?
Pikërisht kjo i ndodh Xhoi Smithit kur i bie fati të përzgjidhet FËMIJA MË I ZAKONSHËM në të gjithë vendin. Brenda natës, atij i dërgojnë në shtëpi biçikletën më të fundit, lojërat më të jashtëzakonshme elektronike dhe akulloret me shijet më të papërfytyrueshme. Për një ditë, ai e ka parkun e lodrave tërësisht për vete!
Xhoi ka gjithçka që mund të kishte ëndërruar, por a është jeta vërtet ashtu siç duket kur del nga HIJA dhe vihesh në qendër të VËMENDJES?
DANNY WALLACE është shkrimtar, fitues i shumë çmimeve, si edhe drejtues programesh radiofonike me aventura nga më të pabesueshmet. Ai është personazh i një videoloje, ka realizuar një emision televiziv për majmunët, madje ka themeluar edhe shtetin e tij. Ai ka shkruar serinë e famshme “Hamish” dhe librin “Ditën që ekranet u fikën”.
 GEMMA CORRELL është shkrimtare, ilustruese dhe karikaturiste. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ajo ka bashkëpunuar me kompani të ndryshme për realizimin e qindra projekteve, ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, si edhe është botuese e një reviste. Mos harroni ta ndiqni atë në Instagram dhe në faqen e saj të internetit gemmacorrell.com.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Djali më fatlum në botë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '