SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Billi dhe përbindëshat e vegjël-Përbindëshat shkojnë në shkollë

L650.00

Autor: Zanna Davidson
Ilustruesi: Melanie Williamson
Përktheu: Elona Qose
ISBN: 978-9928-08-469-9
Çmimi: 650 lekë

Përshkrimi

E mbani mend Billin? Atë djalin e vogël që kishte frikë nga errësira? Billin që u bë shok me disa nga krijesat më të pazakonta, përbindësha jo edhe aq të frikshëm (por ca të shpifur, ama)? Sigurisht që e mbani mend. Dhe nëse kishit menduar se aq e patën aventurat e Billit me miqtë e tij të vegjël, s’keni lexuar gjë akoma. Libri i dytë i serisë “Billi dhe përbindëshat e vegjël”, përkthyer nga Elona Qose sapo doli në librari nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”. Këtë herë, përbindëshat shkojnë në shkollë; të jemi të qartë, në shkollën e Billit. Dhe jo se ia kishte shumë qejfi këtij të fundit. Përkundrazi, boll kokëçarje kishte me mësuesit dhe mbi të gjithë me të tmerrshmin e shkollës, Basil Braunin, që bënte si i fortë me të gjithë. Po si t’ua mbushte mendjen përbindëshave se!  Me të vetën, Billi ishte i prerë: askush nuk do të shkonte në shkollë me të. Por të jesh i vockël ka të mirat e veta, sepse, ta zëmë, gjen një cep për t’u fshehur në çantën e shkollës. Me të mbërritur në shkollë, nis edhe cirku. Ngjarjet që do të ndodhin më pas me secilin prej  përbindëshave të shkrijnë gazit. Nga Xhelatina që i ngjitet mësuesit si ligavec në kurriz, te Trumbeta që për pak mbytet në tenxheren e fasuleve dhe Billit që i shkojnë djersët çurkë për të shpëtuar miqtë e tij. Dhe Basil Brauni, i forti i klasës që Billi i trembej aq shumë, në fakt është një çikë dhjaks. Gjithë-gjithë, pavarësisht një dënimi të merituar nga mami, vajtja e përbindëshave në shkollë nuk i doli edhe aq keq Billit.  “Billi dhe përbindëshat e vegjël” është libri ideal për lexuesin e vogël, sidomos për atë lexues që po kalojnë nga leximi i titujve në kapituj të shkurtër. Libri përmban tekste të shkurtra, shoqëruar me ilustrime fantastike që mbështesin zhvillimin e leximit. Personazhet janë argëtuese, me shumë humor, që fëmijët të të mos e humbin interesin deri në faqen e fundit.

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Billi dhe përbindëshat e vegjël-Përbindëshat shkojnë në shkollë”

Your email address will not be published.

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '