SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Aria-Hidh e prit

L600.00

Aria – Hidh e prit!
Autore: Valbona Banka
Ilustrimet: Sindi Ali
ISBN 978-9928-08-603-7

Përshkrimi

Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.
Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.
Por zonja Marta kërkon ta birësoj Rainin. Atij i pëlqen, motrës së tij, jo!
Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai.
Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara, me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj.
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive.
Një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijtë!
Ta shohësh botën me sytë e Aria është një buqetë ndjesish! Guximtare dhe kokëfortë por me zemër të madhe, Aria nuk ngurron ta thotë të vërtetën edhe pse, jo gjithnjë i kupton mirë ato që thotë.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Aria-Hidh e prit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '