Përshkrimi
Katër kolazhe poetike që u paraqesin fëmijëve një botë ku zbulohen mrekullitë e shiut, bletës, pyllit dhe detit.
Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
1. Shi, o shi, a nuk ngjan si një fëmijë?
2. Alfabeti i bletës
3. Dhuratat e pyllit
4. Deti fal kujtime
Xhahid Bushatit i është dedikuar pothuajse tërësisht letërsisë për fëmijë. Me një krijimtari të pasur, ai është sot, autor i 36 librave për fëmijë me përralla, vjersha dhe tregime. Është nderuar disa herë me çmime kombëtare në konkurse të ndryshme. Po kështu, është pjesëmarrës si autor i teksteve të këngëve në 30 festivale kombëtare për fëmijë.
Autori është fitues i çmimit të letërsisë për fëmijë për vitin 2021 dhe 2023.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime