SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Ah, sikur të qëndroja!

L700.00

Autore: Kajsa Gordan
Përkthyese: Rita Çifligu
ISBN: 978-9928-08-480-4
Çmimi: 700 lekë
Mosha e sugjeruar 12+

Përshkrimi

Ilona është 13 vjeç. Ajo dhe familja e saj u larguan për në Suedi nga vendlindja e tyre, sepse ishte shume e rrezikshme të qëndronin atje. Ajo shkon në shkollë, luan dhe shoqërohet me shoqen e saj më të mirë Stella, si çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Ilona dhe Stella janë shoqe të ngushta që nga shkolla fillore. Por ndryshe nga shokët e saj të shkollës, ajo jeton me familjen e saj në një manastir, duke u fshehur, në pritje që një urdhër dëbimi nga vendi ku jeton. Fëmijët shkojnë në shkollë, por prindërit nuk mund të largohen kurrë nga manastiri, sepse rrezikojnë të kapen nga policia. Një re kërcënuese varet mbi kokat e tyre, ndërkohë që përpiqen të krijojnë një jetë të përditshme në vendin e ri ku jetojnë.
Si është të jetosh në një vend ku në të vërtetë nuk të lejohet të jetosh? Të kesh gjithnjë frikë se diçka do t’i ndodhë familjes.
Si është të jetosh me të gjithë familjen në një dhomë të vogël vit pas viti?
Dhe si është të jesh mikja më e mirë, që ka mundësi të qëndrojë dhe të planifikojë të ardhmen? A duhet të ndiheni fajtorë që i keni të gjitha mundësitë?
Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë.
Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Autorja Kajsa Gordan ka qenë  mësuese, gjë që e ka ndihmuar  të njohë fëmijë që jetojnë në emigracion në pritje të leje qëndrimit, të njohë jetën dhe vështirësitë që kalojnë.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Ah, sikur të qëndroja!”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '