Description
Një histori e ëmbël, plot fantazi dhe dashuri për fëmijët!
“Ada Duargjata” është një rrëfim i veçantë për një vajzë të vogël me një emër të pazakontë, të cilin nuk e ka marrë rastësisht… Por pse e quajnë Ada Duargjata? Çfarë e bën atë ndryshe nga fëmijët e tjerë?
Përmes një ëndrre të gjatë dhe plot ngjyra, lexuesit e vegjël ftohen të ndjekin Adën në aventurat e saj të çuditshme dhe emocionuese. Ky libër është një bisedë e ngrohtë me fëmijët, ku personazhi kryesor flet drejtpërdrejt me ta, i fton të qeshin, të imagjinojnë dhe të mësojnë se ëndrrat, sado të çuditshme, mund të jenë frymëzim për gëzimin e ditës.
Një tregim i shkruar me dashuri, që i fton fëmijët të duan veten ashtu siç janë, me gjithë veçantitë e tyre.
Ada është e mrekullueshme, si ju, dhe meriton ta keni xhan!
Reviews
There are no reviews yet.