SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë/Pjesa e dytë

L750.00

Autore: Suzana Varvarica Kuka
ISBN 9789928086556
Histori arti për fëmijë dhe të rinj

Përshkrimi

Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell librin e dytë të kolanës “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, një histori arti për fëmijë dhe të rinj.
Në këtë botim, fëmijët dhe të rinjtë do të njihen me njëzet mjeshtër të tjerë të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk kanë lexuar dhe dëgjuar. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë në historinë së artit shqiptar të fillimit dhe mesit të shekullit XX.
Libri i dytë prezanton, në njëzet njësi, jetën dhe krijimtarinë e njëzet mjeshtërve: datën dhe vendin e lindjes së tyre, sfondin historik dhe shoqëror, edukimin, arsimimin dhe formimin i tyre artistik. Disa prej tyre u shkolluan në akademitë e njohura të artit në botë dhe disa ishin autodidaktë ose morën mësime nga mjeshtërit më të hershëm, krijimtaria dhe jeta e të cilëve është rrëfyer në librin e parë.
Nga krijimtaria e çdo mjeshtri është zgjedhur me kujdes një vepër, për të cilën shpjegohet subjekti, tema, koha e krijimit, parimet dhe elementet e artit të përdorura. Secila vepër përshkruan aftësitë krijuese, talentin pasqyrues, fantazinë e secilit mjeshtër për të krijuar stilin vetjak figurativ.
Shkrimi i kësaj kolane lindi si domosdoshmëri e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me historinë e artit shqiptar, përmes artistëve dhe veprave të tyre. Edhe ky libër do të jetë pjesë e trashëgimisë kombëtare shqiptare dhe e edukimit artistik të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, kudo që jetojnë.
Libri këshillohet të lexohet edhe nga prindërit, për të shtuar qasjet e njohjes dhe kuptueshmërisë.
Gjuha e përdorur në përshkrimet rreth veprave të artit është e thjeshtë, e kuptueshme. Libri rrëfen edhe kuriozitete nga jeta dhe krijimtaria e këtyre mjeshtërve të hershëm shqiptarë.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë/Pjesa e dytë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '