SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Zgjohu Kërshëri!

L700.00

Autore: Valbona Banka
ISBN: 978-992-808- 636-5

Përshkrimi

Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. Vetëm ata munden ta zbulojnë, ta shohin, të rrinë, të luajnë e të flasin me të, teksa të rriturit e kanë këputur prej kohësh fillin lidhës. Kërshëria magjepsës bën që fëmijët të zbulojnë shijen e kthimit në vendlindje, një vend joshës që quhet Fshati i Bekuar. Fshati është me të vërtetë i bekuar nga natyra, por prej disa kohësh, është braktisur nga të vegjlit dhe të rinjtë. Ata kanë shtegtuar në vende të largëta, më të mëdha, me mundësi më të mira jetese. Kurse Fshati i Bekuar, vetëm me pleq që shohin nga rruga duke pritur fëmijët, po degradohet bashkë me banorët. Por ka shpresë, megjithatë. Ja tek kthehen vogëlushët dhe i japin jetë Fshatit të Bekuar, këtij vendi të gatshëm që i pret të kthehen, si foleja zogjtë që e mbushin me cicërima për të marrë sërish jetë, nga e para.
Kur je fëmijë, kërshëria është gjithnjë me ty, kur rritesh kujtohu ta zgjosh!

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Zgjohu Kërshëri!”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '