Përshkrimi
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zëvendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm. Një histori e bukur për xhelozinë e motrës ndaj vëllait të vogël të porsalindur. Një ndryshim i tillë në familje mund të jetë i vështirë si për të mëdhenjtë, ashtu edhe për të vegjlit. Por në të tilla raste të vjen në ndihmë dikush: mami ose babi, ose një i rritur tjetër. Ose si në këtë histori: një ketër dhe një lis.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime