Përshkrimi
Autor: Klaus Hagerup
Ilustrues: Lisa Aisato
Përktheu: Flavia Maca
ISBN: 978-9928-08-436-1
L750.00
Një rrëfim magjik për librat dhe personazhet që jetojnë në to, por edhe për këdo që i do shumë dhe nuk ndahet dot prej tyre.Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta. A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
Autor: Klaus Hagerup
Ilustrues: Lisa Aisato
Përktheu: Flavia Maca
ISBN: 978-9928-08-436-1
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime