SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

TINA TURNER – LUMTURIA JE TI

L1,300.00

Autorë: Tina Turner, Regula Curti and Taro Gold

Përkthyese: Beti Njuma

ISBN 978-9928-087-03-4

Përshkrimi

Udhërrëfyes praktik për një jetë të lumtur!

Tina Turner – këngëtarja e dashur dhe legjendare – vjen me një libër thellësisht personal dhe frymëzues që zbulon mençurinë e fituar falë udhëtimit të saj drejt gëzimit dhe ofron një udhërrëfyes praktik për të gjetur lumturinë në jetën tuaj.  Tina është ikona globale e shpresës dhe me “LUMTURIA JE TI!” na rrëfen se si çdokush mund të kapërcejë pengesat në jetë – madje edhe ta transformojë të pamundurën në të mundshme – dhe të përmbushë ëndrrat e veta.

Për dekada të tëra, TINA TURNER ka shkëlqyer si shembulli i gruas që mund të gjenerojë shpresë nga asgjëja, të thyejë të gjitha kufizimet dhe të arrijë suksesin që zgjat. Duke u mbështetur në mësimet e përvojave të saj – duke u ngritur nga dhimbja e trishtimi në lartësitë stratosferike – ajo hedh dritë mbi parimet praktike të budizmit dhe se si ato e kanë ndihmuar të ngrihet nga dëshpërimi, fatkeqësia dhe varfëria në gëzim, qëndrueshmëri dhe prosperitet. Tina sjell mençurinë e një jete të jashtëzakonshme në “Lumturia je ti!” duke e bërë këtë libër dhuratën e përsosur të frymëzimit për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

“Lumturia je ti!” përfshin një album të veçantë fotografish me imazhe të rralla dhe të papublikuara më parë të Tina Turner nga vitet 1970 e deri më sot.

Vlerësime për librin

“Një perlë që meriton të lexohet dhe rilexohet.” – SAN FRANCISCO CHRONICLE
“Tina Turner… në një mision për të ndihmuar të tjerët të gjejnë dhe të krijojnë gëzim në jetën e tyre.” — USA TODAY
“Qetësues, paqësor dhe që e shtyn njeriun të reflektojë.” — VARIETY
“Një manual i thjeshtë. . . se si të gjejmë paqen. Adhuruesit e muzikës dhe spiritualistët do të gjejnë shumëçka për të vlerësuar në këtë vepër risi.” —PUBLISHERS WEEKLY
“Kemi të bëjmë me një libërth të dashur që na fal një fije frymëzim në këto kohëra të trazuara.” — BOOKLIST

***

TINA TURNER, emri i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock, mbetet një nga këngëtaret më të famshme amerikane të të gjitha kohërave, me një karrierë thuajse gjashtëdhjetëvjeçare. Kantautore, aktore dhe kërcimtare me një popullaritet që i ka dhënë titullin “Mbretëresha e Rock-ut”, Tina Turner u përfshi në listën e “Rolling Stone” The Immortals – Artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave si dhe në Hall of Fame Rock and Roll. Tina e nisi karrierën muzikore me bashkëshortin e saj Ike Turner si pjesëtare e grupit “Ike & Tina Turner Revue”. Suksesi pasoi me një sërë këngësh të njohura si “River Deep-Mountain High” dhe “Proud Mary”. Ajo u divorcua nga Ike në vitin 1978 dhe, pasi u zhduk praktikisht nga skena muzikore pas disa vitesh e ringriti karrierën duke publikuar disa hite botërore, përfshirë albumin si soliste të vitit 1984 “Private Dancer”. Në vitin 1986, ajo botoi bestsellerin autobiografik “I Tina”, i cili u shndërrua në filmin kandidat për çmimin Oscar “What’s love got to do with it” në vitin 1993. Një nga artistet më të njohura në botë, Tina Turner ka shitur më shumë bileta koncerti se çdo këngëtare tjetër në histori.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “TINA TURNER – LUMTURIA JE TI”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '