Përshkrimi
Përmes tregimeve të përshtatura për fëmijë dhe ilustrimeve të gjalla, “Të njohim dhe të kuptojmë emocionet tona” ndihmon lexuesit e vegjël të eksplorojnë emocionet e tyre dhe të mësojnë se si t’i menaxhojnë ato. Nëpërmjet tregimeve libri i prezanton fëmijët me emocionet dhe i siguron ata që është normale të ndihesh i frikësuar, i zemëruar, i trishtuar, i gëzuar, i suprizuar apo të ndjesh neveri. Emocionet janë pjesë e qenies njerëzore dhe si të tilla, të gjitha moshat, gjinitë dhe kulturat i përjetojnë ato. Prindërit do ta pëlqejnë mënyrën se si libri nxit biseda për emocionet, duke e bërë atë një mjet të përshtatshëm dhe efektiv për zhvillimin dhe rritjen emocionale të fëmijëve. Ky libër është i përshtatshëm për fëmijë nga mosha 3 deri 8 vjeç.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime