SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Supa magjike e dragoit/Magic dragon soup

L700.00

Tre dragoj të vegjël mësojnë si të hanë shëndetshëm kur takojnë një Dragua kuzhinier me famë, i cili gatuan një supë me perime dhe me një përbërës magjik. Përrallë në vargje në shqip dhe anglisht shkruar nga Stela Gega- McConaghy dhe Matilda Vangjeli, e ilustruar nga Ledia Kostandini. Stela Gega-McConaghy është autorja e librit “Supa magjike e dragoit”. Frymëzimi për këtë përrallë erdhi teksa mundohej ta mësonte djalin e saj tre vjeçar të hante perimet. Stela jeton në Massachusetts me bashkëshortin dhe djalin e saj, Mason, dhe kur ajo nuk është duke punuar ata kalojnë kohën së bashku dhe ngasin biçikleta. Matilda Vangjeli përktheu dhe përshtati tregimin në gjuhën shqipe. Studimi i gjuhëve të huaja ka qenë një pasion që nga fëmijëria për të. Ajo jeton në Tiranë, dhe në kohën e saj të lirë i pëlqen të udhëtojë dhe të mësojë për kultura të reja. Stela dhe Matilda janë shoqe fëmijërie, dhe ky botim është një demonstrim i vërtetë i shoqeve që mbështesin njëra-tjetrën, duke i bërë ëndrrat e tyre realitet.

Përshkrimi

Autore: Stela Gega-McConaghy dhe Matilda Vangjeli
Ilustruese: Ledia Kostandini
ISBN: 978-9928-08-414-9

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Supa magjike e dragoit/Magic dragon soup”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '