SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Shtëpia me 36 çelësa

L720.00

Shtëpia e duhur për pushime të paharruara, që çdo fëmijë do të donte të kishte!
Autore: Nadine Debertolis
Përkthyese: Drita Rira
ISBN: 978-9928-08-602-0

Description

Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën. Ndiqi personazhet e librit në kërkim të zgjidhjes së të gjitha enigmave të rrëfimit.
Dimitri dhe Tesa nisen me pushime, pa dëshirën e tyre. Ndërkohë që i ati është në një udhëtim pune, e ëma e tyre vendos që t’i kalojnë pushimet në fshat, në shtëpinë e dajës së saj që tashmë ka ndërruar jetë. Sapo mbërrijnë atje, ata e kuptojnë se shtëpia ka diçka të çuditshme, shumë dyer të mbyllura me çelës dhe sekrete që duhen zbuluar.
Kush ishte në të vërtetë i zoti i shtëpisë, por, mbi të gjitha, çfarë kishte prodhuar ai në shtëpinë e tij të madhe? Po banorët e saj? Po mami, përse nuk i ndihmon të kuptojnë më shumë? A e di ajo se çfarë ka ndodhur kohë më parë në këtë shtëpi?
Dimitri dhe Tesa, dhe më vonë Dafne, shoqja e tyre e re, do të zbulojnë me padurim, hap pas hapi, derë pas dere, misteret e shtëpisë.
Nadine Debertolis është shkrimtare e njohur franceze. Ajo ka lindur në vitin 1984 dhe ka ka nisur të shkruajë që në adoleshencë. Tashmë ajo i është përkushtuar në veçanti letërsisë për fëmijë. Dy fëmijët e saj janë burim i pafund frymëzimi për shkrimtaren. Ajo është kureshtare për gjithçka, i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe të udhëtojë, e më pas t’i shndërrojë zbulimet e saj në histori të bukura.
Librat e saj janë botuar dhe përkthyer nga shtëpi të njohura botuese.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shtëpia me 36 çelësa”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '