SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Shkronja mbi fletë

Original price was: L850.00.Current price is: L680.00.

Titulli: Shkronja mbi fletë

Autore: Natasha Shuteriqi, Shqipe Haxhihyseni

Mosha: 7-10 vjeç

Përshkrimi

“Shkronja mbi fletë” është Antologjia e parë dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, që sjell për fëmijët e moshës 7–10 vjeç mbi 100 pjesë leximi nga abetaret e para shqiptare. Ky tekst i dalë nga zemra e Abetareve të 100 viteve më parë, zgjon për fëmijët e sotëm fjalë të fjetura, tema të harruara, tradita, zakone dhe vlera themelore të identitetit tonë kombëtar. A nuk është bukur të rritesh në shekullin XXI dhe të takosh bashkëmoshatarët e tu të fillimshekullit XX? Kjo do të thotë të kuptosh nga vjen ti, nga janë rrënjët e zakoneve, traditave dhe sidomos gjuhës tënde. Në këtë kuptim, libri mbart vlera të padiskutueshme gjuhësore, historike dhe, mbi të gjitha, empatike, duke i ndihmuar fëmijët të kuptojnë, të ndiejnë dhe të respektojnë botën e tjetrit përmes historive, poezive dhe personazheve të një kohe tjetër.

I konceptuar si një përvojë moderne dhe interaktive, ai shkon përtej leximit të thjeshtë, duke përfshirë kuptimin, interpretimin, reflektimin, krijimin dhe lojën, të cilat e bëjnë fëmijën pjesëmarrës aktiv në ndërtimin e kuptimit.
Kjo antologji shumëdimensionale krijon një urë të rrallë mes së shkuarës dhe së tashmes, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një përvojë të gjallë edukative dhe emocionale, si një himn për familjen, dashurinë, mirësinë, punën, atdheun dhe gjuhën shqipe.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Shkronja mbi fletë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '