Përshkrimi
Në një vend në mes të një pylli, ku jeton një bashkësi e larmishme zogjsh, me personazhe shumë të spikatur, vjen Pëllumbi, shitësi i lumturisë.
Po lumturia, a mund të shitet? Sigurisht! Në kanoçe të vogla, të mesme apo format familjar. Lumturinë e përlajnë sa hap e mbyll sytë. Konsumatorët e saj janë të mrekulluar: dikush e blen si dhuratë për Vitin e Ri, dikush e do ta ketë rezervë. Edhe ata që janë skeptikë tundohen.
Duhet të ketë diçka të çmuar brenda atyre kanoçeve. Dhe kur Pëllumbit i humbet një e tillë, atë e gjen Miu, i cili e hap që të tregojë përmbajtjen e saj të vërtetë. Lexuesi mezi priste ta merrte vesh se çfarë kishte brenda kanoçes. Nga se përbëhet lumturia?
Pak rreshta tregojnë një përmbajtje jo të vogël: lumturia që e duam të gjithë, është brenda nesh dhe ka të bëjë me gjërat e vogla që na rrethojnë përditë.
Ilustrimet janë mjeshtërore, përrallore dhe na çojnë në një botë të bukur ku zhytemi në natyrë dhe jeta rrjedh ngadalë. Ndaj shikojini me vëmendje dhe do të kënaqeni. Ngjyrat janë tipike vjeshtake.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime