SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Midis dy burrave

L1,500.00

Autor: Riza Braholli
ISBN 978-9928-08-622-8

Përshkrimi

Romani “Midis dy burrave”, i shkrimtarit e poetit Riza Braholli Mborja sjell një subjekt me temë aktuale, duke i bërë autopsi së përditshmes shoqërore. Romani është psikologjik me pak ngjarje e me shumë përjetime, sjell shumë dashuri dhe skena erotike me një përshkrim të rrallë e tepër të ndezur me poezi të vërtetë…
Ngjarjet vendosen në periferi të Kryeqytetit shqiptar, me të gjitha ngjyrat që sjell realiteti, por të përthyera në vetëdijen apo pavetëdijen e personazheve kryesore:
Erës, që i jepet hapësira më e madhe dhe që gdhendet me bukuri të pashoqe artistike si karakter; Marlit, që urdhërohet nga instinktet dhe që vlerësohet “i mirë” në gjykimin e përgjithshëm, por që origjina dhe bukuria fizike e kanë formësuar si një karakter meskin, interesaxhi për “ca lek…” apo Mentorit, që i mbërthyer në morsën midis ndershmërisë e pandershmërisë, midis dashurisë, tradhtisë dhe etjes për para e pushtet, ka një të ardhme të paralajmëruar, fatkeqe…
Rrëfimi kryhet në vetën e parë nga të tre personazhet duke i dhënë hapësirë më të madhe personazhit kryesor Erës dhe duke ndërtuar një observim tredimensional të dramës që ndodh midis personazheve: është një grua mes dy burrave: Era mes Marlit dhe një zyrtari, Mentorit, por dhe një burrë “qumështor” mes dy grave: të dashurës (Erës) dhe tezes së saj. Si përfundojnë aventurat e tyre në atë vorbull gatuar në periferinë dhe në zyrat e pushtetit? A mos është kjo një kronikë e paralajmëruar e gjithçkaje që ndodh më pas!?

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Midis dy burrave”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '