Përshkrimi
Dhe ngaqë ata, në njëfarë mënyre, ishin një trup i vetëm dhe një qëllim, ajo qeshi bashkë me të. Ata e filluan këtë ditë me shpresë.
Kjo novelë klasike nga fituesi i çmimit NOBEL, John Steinbeck, eksploron sekretet e natyrës njerëzore, thellësitë më të errëta të së keqes dhe mundësitë ndriçuese të dashurisë. Si babai dhe gjyshi i tij, Kino është një peshkatar i varfër që mbledh margaritarë nga shtrati i detit, ata margaritarë që dikur u sillnin shumë pasuri mbretërve të Spanjës dhe tani u ofrojnë Kinos, Huanës dhe djalit të tyre të vogël, Kajotitos, një mbijetesë modeste.
Një ditë, si çdo ditë tjetër, Kino del nga deti me një margaritar aq të madh sa një vezë fluture, “të përsosur si hëna”. Me këtë margaritar vjen shpresa, premtimi i një jete më të mirë dhe më të sigurte.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime