SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Makroekonomia

L2,000.00 L1,600.00

Libri “Makroekonomia” përdoret gjerësisht si tekst mësimor në programet bachelor dhe master të shkencave ekonomike në shumë universitete në mbarë botën, përfshirë dhe Universitetin e Harvardit ku jep mësim autori. Versioni në gjuhën angleze i këtij libri është përdorur në dhjetëra vende, ndërkohë që është përkthyer edhe në 15 gjuhë të tjera. Libri ofron një qasje të ekuilibruar ndaj problemeve afatshkurtra dhe afatgjata në makroekonomi dhe në lidhje me shkollat e ndryshme të mendimit ekonomik, duke integruar njohuritë e teorive kejnesiane me ato klasike. Autori përdor një shumëllojshmëri modelesh të thjeshta për të shpjeguar konceptet makroekonomike. Në vend të pretendimit se  ekziston një model që është  i plotë për të shpjeguar të gjitha aspektet e ekonomisë, autori inkurajon studentët të mësojnë se si të përdorin dhe të krahasojnë një grup modelesh të ndryshme. Kjo qasje iu kërkon studentëve të mendojnë si ekonomistë, të cilët, kur analizojnë ngjarjet ekonomike apo politikat publike, kanë gjithmonë modele të ndryshme në mendje. Ajo çka e bën këtë libër shumë tërheqës për lexuesit, është paraqitja e rasteve të shumta studimore që përdorin teorinë makroekonomike për të hedhur dritë mbi ngjarjet dhe të dhënat nga jeta reale. Për të nxjerrë në pah  zbatimin e teorive bazë në realitet, autori ka  paraqitur raste studimore që trajtojnë problemet me të cilat janë përballur dhe përballen ekonomitë botërore dhe i mësojnë lexuesit se si të zbatojë parimet ekonomike për të diskutuar probleme ekonomike të të gjitha kohërave.

Përshkrimi

Libër universitar për studentët e fakulteteve ekonomike: bachelor, master dhe doktoraturë.
Autor: Gregory Mankiw
Përkthyes:  Drini Imami, Edvin Zhllima

 

 

 

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Makroekonomia”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '