SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Libri i emrave të humbur

L1,300.00

Autore: Kristin Harmel
Përkthyese: Margarita Sulaj Skënderaj
ISBN: 978-9928-08-647-1

Përshkrimi

“Libri i emrave të humbur” nga Kristin Harmel është një roman historik triller i mrekullueshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Francën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja ka në qendër Eva Trob Abrams, një vajzë e re hebreje e lindur në Paris nga prindër emigrantë polakë, të cilën rrethanat e përfshijnë në një operacion klandestin, për të prodhuar dokumente të falsifikuara për fëmijë hebrenj, që t’i ndihmojë t’u shpëtojnë nazistëve.
Eva, një falsifikatore e talentuar, punon së bashku me mentorin e saj, Remiun, duke krijuar identitete të reja për fëmijët. Ata krijojnë një sistem, përmes përdorimit të një kodi sekret, të fshehur brenda një libri të quajtur “Libri i emrave të humbur”, për të regjistruar emrat e vërtetë të fëmijëve dhe identitetin e tyre të falsifikuar. Ndërkohë që lufta bëhet më e ashpër dhe nazistët afrohen gjithmonë e më shumë, Eva dhe Remiu duhet të punojnë shpejt për të shpëtuar sa më shumë fëmijë.
Ndërsa Eva reflekton për të kaluarën e saj dhe sakrificat e bëra, ajo duhet të përballet me traumat e vazhdueshme të luftës dhe të gjejë një rrugëdalje për veten dhe ata që ndihmoi të shpëtonin.

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Libri i emrave të humbur”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '