SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Libraria e Teheranit

L1,300.00

Autore: Marjan Kamali
Përkthyer nga Fjorentina Cena
ISBN: 9789928087270

Përshkrimi

Të premtoj, dashuria ime! Më tako në sheshin “Sepah”, në qendër… të mërkurën… në orën 12 në drekë.

Me këto fjalë Bahmani i kërkoi Rojës të takoheshin në atë shesh për të finalizuar bashkimin dhe dashurinë e tyre. Një dashuri e madhe, plot pasion dhe ndjenjë, e lindur mes librave të një librarie në Teheranin e viteve 1950.

Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit.

Gjashtëdhjetë vjet më vonë, në Amerikë, pasi Roja ka ndërtuar një jetë të saj, një rastësi e fatit do ta vendosë atë përballë së vërtetës. Një e vërtetë tronditëse që do ta bëjë të lëkundet dhe do ta përballë me forcën e pashmangshme të dashurisë…

Për autoren

Marjan Kamali, ka lindur në Turqi, me prindër iranianë, është rritur mes Iranit, Gjermanisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sot jeton me familjen e saj në Boston. Ajo është diplomuar për letërsi në Universitetin Bërkli, në Kaliforni dhe është specializuar në letërsi kreative në Universitetin e Nju Jorkut. Librat e saj janë bestseller të përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë dhe botuar në të gjithë botën.

Vlerësime për librin

Një prekje emocionuese e dashurisë së humbur.                                                – The wall street journal

Bëni gati shamitë… Romani i dytë i Marjan Kamalit kanalizon dashurinë në kohën e grushtit të shtetit. I vendosur mes trazirave politike të Teheranit të viteve 1950, “Libraria e Teheranit” ndjek adoleshenten Roja teksa zbulon fuqinë e dashurisë, humbjes dhe më pas, dekada më vonë, atë të fatit. A e përmendëm se do të keni nevojë për shami?

– Boston magazine

Tregimet e shpalosura në romanin e dytë të Kamalit do të mahnitin lexuesit, ndërkohë që aromat e gatimit persian do të na bindin se dashuria mund të zgjasë sa një jetë. Ky libër është për ata që e shijojnë të mbërthehen nga romanca, ndërsa zbulojnë historinë e panjohur të një vendi dhe kulture tjetër.

– library journal

Një përrallë romantike gjithëpërfshirëse e një dashurie të ndaluar.   – Kirkus reviews

Kamali pikturon një portret tërheqës të Iranit të viteve 1950 dhe trazirave të tij politike, dhe përshkruan qëllimisht romancën zemërthyese të Rojës dhe Bahmanit, për të pasqyruar historinë tragjike të kohëve të fundit në vendin e tyre. Njëkohësisht me ritëm të shpejtë dhe thellësisht emocionues, ky libër do të tërheqë edhe fansat e Khaled Hosseini-t dhe do të gjejë një audiencë mjaft të gjerë.

– Booklist

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Libraria e Teheranit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '