SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Kopshtari i ëndrrave

L900.00

Autor: Claudio Gobbetti, Diyana Nikolova
Përktheu: Arta Marku
ISBN 978-9928-08-482-8
Çmimi: 900 lekë
Mosha e sugjeruar për lexim 5+
Një himn për librat dhe leximin!

Përshkrimi

Në një rruzull me “një emër të bukur që s’ia di kush” jeton një burrë shumë i vjetër, aq i vjetër sa nuk i kujtohet as mosha e vërtetë. Mban një kapelë qesharake, ka një mjekër të gjatë të bardhë, një palë syze dhe shkruan mbi një fletë me një makinë të zhurmshme shkrimi me taste të prishura. Me ta shkruar fletën, burri niset në kërkim të vendit të përkryer ku e mbjell dhe pastaj rikthehet që të përkujdeset për të.
Nga ajo faqe e mbjellë, pas përkujdesjeve të gjata mbin një pemë shumë e bukur me trung të trashë dhe kurorë të dendur, që ka fletë në vend të gjetheve.
Kur fletët piqen burri nis t’i vjelë, i bën pirg me kujdes, i lumtur nga rezultatet e një pune të gjatë. Më në fund i qep me dorë njëra pas tjetrës derisa bëhen libra dhe i le të lirë që të fluturojnë jashtë dritares së shtëpisë. Librat bëjnë një rrugë shumë të gjatë, mbi dete e shkretëtira, ditën e natën dhe në fund arrijnë në një bibliotekë ku çlodhen mes historive të tjera që lexuesit mund të zgjedhin.
Një libër i ilustruar bukur dhe me të vërtetë i rëndësishëm. Vogëlushët mund ta lexojnë në mënyrë të pavarur kurse të rriturit mund ta lexojnë për vete aq sa edhe tua lexojnë vogëlushëve: një himn bukurisë së librit dhe fuqisë së leximit që si një farë, pasi mbillet ka nevojë për përkujdesje, përkushtim dhe dashuri në mënyrë që t’i japë frytet dhe të krijojë lexues.
Një tekst i bërë me fjalë delikate dhe muzikale që mund të lexohet fare mirë me zë të lartë, me imazhe poetike me ngjyra të lehta pasteli. Një histori që ka shijen e një përralle, “historia  të gjitha historive” që përçohet qysh në kopertinë ku duket një burrë më përparëse që e ka futur kokën brenda fletëve-gjethe dhe qysh në titull ku librat i krahason me ëndrrat.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Kopshtari i ëndrrave”

Your email address will not be published.

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '