Përshkrimi
Po kërkonim një seri për fëmijë, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar – dhe e gjetëm!
Kepler 62 – NJË SERI FANTASTIKE ME GJASHTË LIBRA
Është botuar për herë të parë në Finlandë dhe Norvegji, e më pas në njëzet vende të tjera, dhe tashmë vjen edhe për lexuesin shqiptar.
Ngjarjet zhvillohen në një kohë më të largët, kur Tokës po i shterojnë burimet e saj dhe njerëzit janë të detyruar të kërkojnë një planet tjetër ku mund të jetojnë.
Pasi i mbijetuan udhëtimit nëpër hapësirën e errët dhe të ftohtit, personazhet kryesore Ari, Joni dhe Maria, më në fund mund të eksplorojnë Kepler 62. Planeti fsheh shumë surpriza dhe sekrete të errëta. Nuk kalon shumë kohë dhe ata zbulojnë se nuk janë vetëm në planetin e bukur. Por cilët janë armiq dhe cilët janë miq? Dhe çfarë fsheh në anijen kozmike Olivia, drejtuesja i ekspeditës?
Shkrimtarët Bjørn Sortland dhe Pasi Pitkänen, së bashku me ilustruesin Timo Parvela, kanë krijuar një botë plot emocione, në të cilën është miqësia sprovohet atje larg, në mes të hapësirës së paeksploruar.
Ky është libri i katërt në serinë prej gjashtë librash, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë fantazisë dhe lexohet me një frymë.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime