Përshkrimi
Azuz, “vocërraku” nga barakat e Chaabasë, u rrit shpejt. Për t’u treguar shokëve të tij se është burrë, i ndjek ata në një vjedhje të pabesueshme të një biblioteke. Katër “Hajdutët e bibliotekës” gjejnë një thesar të vërtetë: sa “shpella e Ali Babës …” Diku në pyll, dy vogëlushë zënë dy fllade ere, dhe disa yje… Dy novela të ndjera që tregojnë ëndrrat dhe shpirtin e fëmijërisë.
“Nëse ke parë flori, e ke parë patjetër nëpër libra. Ka gjithë atë pasuri nëpër libra!”
“Azuz Begag nuk është vetëm një ekspert i periferive të Lionit, shumë i kërkuar nga mediat, por mbi të gjitha është një shkrimtar i madh”. Télérama
Për autorin
Azuz Begag ka lindur në vitin 1957 në Villeurbanne (afër Lionit). Ai është kërkues në fushën e sociologjisë pranë CNRS (Qendra Kombëtare e Francës për Kërkim Shkencor), dhe ka qenë ministër i deleguar për Promovimin e Barazisë të Ligjshmërisë dhe të Shanseve të Barabarta, në vitet 2005-2007. Librat e tij, ku më i famshmi “Le Gone du Chaaba” (Vogëlushi nga Chaaba), janë shitur në miliona kopje.
Përkthyesi Kostandin Pula ka lindur më 1984, në Mamurras, Kurbin. Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka kryer pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Departamentin e Frëngjishtes. Është pjesëmarrës aktiv në simpoziume, tryeza për arsimin, konferenca për metodika në mësimdhënie etj. “Hajdutët e Bibliotekës dhe Gjahtarët e Yjeve” është libri i parë i përkthyer prej tij.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime