SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Etika e të ushqyerit 11

L292.00

Teksti është hartuar për të përmbushur objektivat e programit të modulit me zgjedhje të lirë “Etika e të ushqyerit”. Përmes përmbajtjeve të shtjelluara, ju do të aftësoheni të dalloni rëndësinë që ka etika e të ushqyerit për jetën, për të zgjedhur dhe ruajtur ushqimet sipas standardeve, si dhe për respektimin e etikës në tavolinë. Bazuar në objektivat e programit synohet gjithashtu aftësimi për mënyra të thjeshta të shërbimit në bar dhe restorant me qëllim orientimin për një karrierë të mundshme në këtë fushë ku mundësitë e punësimit janë të shumta. Libri është organizuar në tre krerë. Kreu i parë parashtron një vështrim të përgjithshëm mbi evolucionin e konsumit të ushqimit nga epoka parahistorike deri në ditët tona. Kreu i dytë fokusohet në kuptimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke krijuar premisa për menaxhimin e informacionit edhe në lidhje zgjedhjen, ruajtjen dhe konsumin e ushqimeve. Kreu i tretë paraqet informacion në lidhje me etikën në tavolinë si dhe rregullat e shërbimit në bar dhe restorant. Po kështu paraqitet profili profesional i kamerierit, që ju orienton në një karrierë të mundshme në fushën e shërbimeve në turizëm. Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni materiale.

 

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm dhe profesional, i miratuar nga MASR.
Autorë: Prof. Dr. Eduard Andoni, Albana Pelivani
ISBN: 978-99956-93-07-7

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Etika e të ushqyerit 11”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '