SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Alo, gjyshi, të flas nga Toka

L700.00

Autore: Cécile Alix
Përkthyer nga Adriana Koxha
Çmimi 700 lekë
ISBN 978-9928-08-478-1
Mosha e sugjeruar 7+

Përshkrimi

Historia e Junit, djaloshit 8-vjeçar që gjyshi e thërriste trumcaku-gaztor, një fëmijë lozonjar, llafazan në shkollë, të cilit i pëlqen të zbavitet, të bëjë shaka, por një ditë, për fat të keq, një re gri mbuloi jetën e tij. Bota iu përmbys nën këmbë. Gjyshi i tij vdes.
Juni shndërrohet në një fëmijë pa fjalë, i zymtë dhe i trishtuar. Sigurisht familja e tij është e tronditur, Juni i bën vetes pyetje të shumta, mendimet i vërtiten dhe i bëhen lëmsh në kokë. Djaloshi nuk di si t’ua thotë këto mendime prindërve, dhe kur arrin t’u bëjë atyre disa pyetje, këta të fundit nuk i japin tamam përgjigjet që djaloshi pret të mësojë. Gjithçka ngatërrohet në mendjen e tij.
Kur një fëmijë pyet mbi vdekjen e një të afërmi ka dy anë, atë që i thonë të rriturit dhe atë që fëmija kupton vetë. Edhe djaloshi Jun përballet me përgjigjet që i japin familjarët e tij, p.sh., gjyshja i thotë: “gjyshi është pranë teje dhe të shikon”. Juni shqetësohet: “Mos vallë gjyshi më vështruaka tërë kohën? Edhe kur unë nuk sillem urtë? Sepse po qe kështu ai nuk do të më dojë më?” Kjo gjë e shqetëson shumë djaloshin. Ose i ati i thotë:  “Jun, gjyshi yt është lart në qiell”. Atëherë Juni ndonëse nuk e beson plotësisht e përfytyron gjyshin të shtrirë barkas mbi një re dhe ai një e dy ngre kokën drejt qiellit. Pastaj gjyshja që i thotë: “Gjyshi yt është i lumtur tani”. Juni nuk e pranon këtë gjë, sepse vdekja është diçka e tmerrshme dhe s’mund të jesh aspak i lumtur. Pra, djaloshi nuk arrin të kuptojë asgjë. Duke u menduar ai arrin të gjejë një zgjidhje. Ai mendon se meqë nuk arrin të flasë dot për vdekjen dhe gjyshin e tij me prindërit dhe gjyshen, meqë ky komunikim mungon ose është i pakët, ai vendos t’i shkruajë letra gjyshit të tij, me shpresën se do të marrë përgjigje, ose të paktën do t’i vijë ndonjë sinjal. Falë letrave ai arrin të evoluojë dhe të flasë me prindërit e tij, derisa më në fund arrin të kuptojë se nuk duhet të presë përgjigje për pyetjet e tij, se njeriu kur ikën nga jeta ikën përgjithmonë dhe ndonëse pikëllimi dhe mungesa e gjyshit do të ndihen disi më pak, kujtimi i tij do të mbetet përjetë, se: “kujtimi i njeriut të dashur kur largohet nga kjo jetë duhet përcjellë në breza”.
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori, i sinqertë dhe prekës. Teksti është i bukur, i rrjedhshëm, me fjalor të pasur dhe është pritur shumë mirë nga lexuesit në Francë. Komente shumë pozitive ka patur edhe për kopertinën dhe cilësinë e botimit. Është një temë që në letërsi nuk trajtohet shpesh, dhe këtu trajtohet me shumë ndjeshmëri. Falë një letërsie të tillë prindërit dhe mësuesit mund t’u përgjigjen lehtësisht pyetjeve të fëmijëve mbi vdekjen.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Alo, gjyshi, të flas nga Toka”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '