Përshkrimi
Të mërzitur, që Rozi nuk e pëlqen, një domate kërcimtare dhe miqtë e saj në kuzhinë vendosin të japin një shfaqje për të treguar sa të mirë janë. Çdo natë, kuzhina bëhet skena më e çuditshme, ku ushqimet kërcejnë, këndojnë, luajnë dhe në fund gatuajnë receta të reja. A do të pranojë vallë Rozi që t’i provojë? Një histori që fton të gjithë familjen në kuzhinë nëpërmjet lojës e vjershave por dhe gatimit. Tetë receta të krijuara nga Dhurata Thanasi, vetëm për Rozin dhe lexuesit e vegjël, ju ftojnë ta shndërroni kuzhinën në vendin e argëtimit dhe të shijes. Lexoni një histori argëtuese dhe gatuani së bashku me recetat e dhëna! Pasioni për ushqimin e shëndetshëm dhe fëmijët kanë bashkuar që herët Rovenën dhe Dhuratën. Vite më parë ato bashkëpunuan për të festuar Ditën Botërore të Ushqimit me shfaqjen “Domatja Kërcimtare”, në të cilën është bazuar edhe ky libër.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime