Përshkrimi
Në vitin 2018, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore ky libër ishte një ndër tre librat e përzgjedhur nga “Le Figaro” për t’u shpjeguar fëmijëve Luftën e Parë Botërore.
Kapitenia Rozali është historia e një vajze të vogël të mbërthyer në trazirat e Luftës së Parë Botërore.
Rozali është një vajzë e vogël 5 vjeç e gjysmë, plot imagjinatë e mbartur nga pesha e luftës dhe mungesa e babait të saj. Nëna i lexon letrat që dërgon i ati, por Rozalia dyshon në përmbajtjen e tyre të vërtetë ndaj fillon një kërkim për të vërtetën.
Ky libër sjell një histori shumë delikate mbi një temë kaq të vështirë.
Një histori lufte që ka të ngjarë të nxisë përgjigje të thella dhe komplekse.
Timothee de Fombelle ka vënë gjithë artin e tij në këtë histori prekëse; thjeshtësia e admirueshme e fjalëve, butësia e shikimit, saktësia e çdo detaji dhe fuqia e historisë kur brishtësia e botës së Rozalisë cenohet brutalisht nga e vërteta e luftës. Autori ka sjellë me shumë dashuri dhe emocion përvojën e kësaj vajze të vogël, e cila vjen me ilustrimet aq të arrira të Isabelle Arsenault.
Sugjeruar për fëmijët 7+
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime