Përshkrimi
Autor: Perikli Qirjazi
ISBN: 978-9928-08-415-6
L1,600.00
Libri “Gjeografia fizike e Shqipërisë” është një interpretim dhe përgjithësim gjeografik i studimeve të reja gjeografike e të afërta. Në veprën e tij shkencore prej 580 faqesh, autori i mbështetur në këto studime dhe në konceptet e reja gjeografike, analizon bazat fizike, morfodinamike e bioklimatike të territorit tonë dhe, për herë të parë, trajton: trashëgiminë natyrore, ekosistemet karstike, degradimin e shkretirëzimin e peizazheve, pasojat e ngrohjes globale të klimës e të krizës së ujit në vendin tonë etj. Elementet e sipërpërmendura e bëjnë këtë vepër bazë të domosdoshme për formimin e studentëve të gjeografisë dhe historisë. Studiuesit e tjerë të natyrës sonë (gjeologë, klimatologë, hidrologë, pedologë, biologë, ekologë, ambientalistë etj); operatorët turistikë; planifikuesit dhe menaxhuesit e resurseve natyrore; vendimmarrësit e punonjësit e pushtetit; mësuesit e gjeografisë e historisë; media dhe të interesuarit për njohjen e tipareve fiziko-gjeografike të vendit tonë, në këtë vepër, do të gjejnë informacionin, konceptimet dhe interpretimet më të reja shkencore mbi këto veçori.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime