Përshkrimi
Autor: Richard Dawson
Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri
ISBN 978-9928-08-280-0
L250.00
Si ta përdorim librin?
Fëmija juaj studion matematikë çdo ditë në shkollë. Duke punuar me aktivitetet e këtij libri, fëmija ndihmohet gjatë viteve të cilit fillor.
Këto aktivitete: Do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të arrijë të gjitha objektivat mësimore për moshën 7-9 vjeç. Do ta bëjnë zbavitës mësimin e matematikës. Çdo faqe ka të bëjë me një aktivitet të vetëm dhe është e ndarë në tre hapa: Kujto (kujtim i njohurive të mëparshme) Mëso (mësimi i një koncepti të veçantë) Provo (zbatim praktik).
Këto rubrika e ndihmojnë fëmijën tuaj të përparojë me hapa të sigurt në çdo temë mësimore.
Udhëzime për prindërit
Gjatë punës me librin gjithmonë diskuto me fëmijën për t’u siguruar se e ka kuptuar atë që po bën. Mos punoni shumë gjatë. Dy faqe janë të mjaftueshme çdo herë. Ndihma më e rëndësishme që mund të jepni është nxitja dhe lavdërimi. Njohuritë përvetësohen më mirë kur mësohen me kënaqësi.
Autor: Richard Dawson
Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri
ISBN 978-9928-08-280-0
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime