SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Ushtrime Ekonomia 12

L600.00

Ushtrime, Ekonomia 12 është përgatitur me synim që të ndihmojë nxënësit në përvetësimin e njohurive ekonomike si në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde. Po kështu do t’i ndihmojë shumë në përgatitjen për provimet e maturës. Përgatitja e tekstit u mbështet tërësisht në programin e lëndës së ekonomisë dhe në programin e maturës shtetërore të aprovuar nga MAS. Libri është i ndarë në 16 kapituj që i korrespondon çdo kapitulli të programit mësimor të lëndës dhe natyrisht edhe tekstit mësimor, pavarësisht se cilin botim keni në përdorim.
Çdo kapitull përmban dy pjesë: Pjesa e parë e titulluar “Përmbledhje njohurish”, në të cilën janë përfshirë të gjitha konceptet/kategoritë, ligjësitë dhe njohuritë kryesore ekonomike të kapitullit përkatës. Zotërimi i këtyre njohurive do t’u ndihmojë që të jeni të sigurt dhe të zgjidhni me saktësi ushtrimet e ndryshme të pjesës së dytë. Pjesa e dytë është e përbërë nga disa rubrika me ushtrime të ndryshme:- Shkruani përkufizimin e koncepteve ekonomike: kjo rubrikë ka qëllim t’u ndihmojë të rikujtoni konceptet bazë ekonomike; – Përcaktoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara. kjo rubrikë do t’u nxisë kujtesën dhe të menduarin tuaj, për të gjetur arsyen pse janë të gabuara disa pohime, duke bërë korrigjimin e tyre. Kjo do t’u aftësojë të përvetësoni më mirë informacionin; – Problema: në zgjidhjen e tyre do të përdorni njohuritë tuaja, ose duke bërë llogaritjet, ose duke përdorur arsyetimin tuaj logjik.

Përshkrimi

 

Përgatitu për maturën shtetërore
Autore: Merita Shuka
ISBN 978-9928-08-379-1

 

 

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Ushtrime Ekonomia 12”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '