Përshkrimi
TRE SHQIPTARË të diasporës së re, të larguar pas kapërcyellit politik të 1990-s, miq të vjetër qysh nga fëmijëria e tyre, vendosin të festojnë së bashku 50-vjetorin e lindjes, si dikur në fqinjërinë e tyre. Ata takohen në qytetin italian të Firences në një ditë qershori të vitit 2016. Por, në jetën e tyre, edhe pse jashtë atdheut, përzihen gjurmët e së shkuarës nën diktaturë, ecejaket mes dy atdheve të tyre dhe beteja e epërme mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar. A do të mbeten miq edhe pas këtij takimi miqsh, i cili do të mbajë peshën e një takimi me historinë e atdheut të tyre? Jetët e tre personazheve të kësaj historie dhe e shumë të tjerëve që lidhen me ta, dhe ngrenë një rrëfim sa magjepsës, aq edhe realist. Ky roman është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë ndaj tokës sate, për fuqinë e përshtatjes dhe të pasurimit të identitetit, të frymëzuara pareshtur nga substanca më e bekuar e kësaj bote të gjallë: Liria.








Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime