SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Shkëmbimi

L1,040.00

Dy gra. Dy bileta. Vetëm një rrugëdalje
Autore: Julie Cark
Përkthyese: Elona Qose
ISBN: 978-9928-08-611-2
“Një roman mahnitës… me një portretizim plot ngjyra të dy grave të ndryshme, secila në një udhëkryq të rrezikshëm të jetës.” – KATHLEEN BARBER, shkrimtare

 

Description

Klera dhe Eva janë dy gra që bëjnë jetë shumë të ndryshme, por kanë një të përbashkët: të dyja janë në rrezik dhe duhet të arratisen. Klera kërkon që t’i shpëtojë bashkëshortit të pasur, por të dhunshëm; Eva, rrjetit të trafikut të drogës ku ishte përfshirë që e re. Një takim, në dukje i rastësishëm në aeroport, ndryshon rrjedhën e jetës për të dyja gratë. Së bashku marrin një vendim të minutës së fundit për të këmbyer biletat: Klera merr fluturimin e Evës për në Okland, ndërsa Eva udhëton për në Porto Riko si Klera. Veçse, njëri prej avionëve nuk mbërrin kurrë në destinacion…
“Shkëmbimi” është historia e dy grave – të dyja të vetme, të dyja të frikësuara – të cilat arrijnë t’i shndërrojnë vështirësitë e jetës në mundësi.
“Nuk do ta hiqni dot nga dora” People.com
“Roman drithërues” Entertainment Weekly

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shkëmbimi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '