SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Rrethana të gabuara

L800.00

Autor: Genc Frashëri

ISBN: 9789928087201

Çmimi: 800 lekë

Përshkrimi

Kriminologu Tomi Shehu transferohet në Firence për të nisur një aventurë të re si detektiv privat. Edhe pse shpreson që lidhjet me Shqipërinë t’i ketë lënë pas, çështja e parë që do t’I bjerë në dorë do të jetë ajo e vrasjes së një adoleshenti shqiptar në qytetin e Rilindjes.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes do ta orientojnë në pista të ndryshme si: kon­ikti mes dy grupeve shqiptare, prishje të pazareve me mafien vendase dhe sherre mes adoleshentëve. Në fund, Tomi do të arrijë të hedhë dritë mbi ngjarjen, i ndihmuar edhe nga dy miqtë e tij; policja e aftë dhe e bukur Rozaria Pinto dhe prokurori i Antimafias, Alesio Salvo. Një thriller klasik për një ngjarje të kohëve tona, një dedektiv shqiptar në Firence. Një subjekt që të mban frymën, deri sa ta zbulosh të vërtetën deri në fund! Një e vërtetë e papritur, e paimagjinuar. Zgjidhja tepër origjinale e misterit, gjuha e shkathët, e drejtpërdrejtë dhe e përshtatshme për ritmin e rrëfimit, e mbajnë peshë lexuesin deri në fund.

 

Genc Frashëri ka lindur më 27 shtator 1980 në Tiranë. Arsimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Sami Frashëri”. Pasi jetoi për një periudhë disavjeçare në Itali, u kthye në Tiranë, ku ndoqi studimet e larta për gazetari dhe u diplomua në vitin 2005. Ende pa përfunduar fakultetin, ai filloi të punonte në medie, fillimisht si gazetar i kronikës së zezë pranë “Agjencisë Telegrafike Shqiptare” dhe pak kohë më vonë si përkthyes në televizionin “Klan”. Angazhimin më kohëgjatë, vitet 2004-2017, ai e ka në televizionin “Top Channel”, në departamentin e lajmeve online. Më pas ai ka mbuluar për dy vjet zhvillimet ndërkombëtare në televizionin “ABC News” dhe, që prej vitit 2019, ushtron të njëjtin funksion në televizionin “Euronews Albania”.

Libri “Rrethana të gabuara” është romani i tij i parë në gjuhën shqipe.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Rrethana të gabuara”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '