Përshkrimi
Një libër i shumëdiskutuar, i vlerësuar me disa çmime, i përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë, që u ndalua përkohësisht në Izrael, për shkak se sillte historinë e dashurisë midis një djali palestinez dhe një vajze hebreje, nga një prej shkrimtareve më të njohura izraelite.
Atje në Nju Jork, larg familjeve të tyre, Liati dhe Hilmiu, ajo studente dhe ai artist, përjetojnë një histori ”të ndaluar” dashurie.Një histori dashurie dhe një histori lufte, një histori e Nju Jorkut dhe një histori e Lindjes së Mesme, një histori për forcat që na lidhin dhe na ndajnë.
Një portret i guximshëm i tensioneve dhe kënaqësive të një marrëdhënieje të ndaluar.
Dorit Rabynian është shkrimtare e njohur izraelite. Ajo e shkroi romanin e saj te parë në moshën njëzetenjëvjeçare. Ka marrë shumë çmime letrare dhe librat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë. Ajo jeton në Tel Aviv.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime