Description
Kam mall për shtrëngimin tonë! Ndodh rrallë ta ndiej ledhatimin tënd, që tashmë u përket kushedi çfarë shqisave hyjnore. Rastet kur më prek me sy dhe ikën janë më të shumtë. Mirupafshim, të pres përsëri! Sa gjëra kam për të thënë, por mbase ti i di! Bëhesh dritë, ndoshta po largohesh në një vend me shkëlqim verbues ku dëgjohen motive këngësh të dashura. Ngatërrohesh me rrezatim mrekullie duke lënë pas jehonën e zërit, paqësinë e syve, të cilët më thonë:”Shko përpara me kujdes por dhe guxim, me qëndrimin e drejtë, e palëkundur, kërko të jesh e lumtur!”. Dhe unë çel sytë.Më bëhet sikur shtrati lëkundet pak, ndiej sikur një prekje më qëndron mbi Ti kthehesh në dritë, unë hap sytë mendoj: “Të jetë ëndërr a të jetë, jetë?”.
Dhe unë çel sytë. Kam mall për shtrëngimin tonë! Ndodh rrallë ta ndiej ledhatimin tënd, që tashmë u përket kushedi çfarë shqisave hyjnore. Rastet kur më prek me sy dhe ikën janë më të shumtë. Bëhesh dritë, ndoshta po largohesh në një vend me shkëlqim verbues ku dëgjohen motive këngësh të dashura.
Ngatërrohesh me rrezatim mrekullie duke lënë pas jehonën e zërit, paqësinë e syve, të cilët më thonë:”Shko përpara me kujdes por dhe guxim, me qëndrimin e drejtë, e palëkundur, kërko të jesh e lumtur!”. Nuk të kam folur me zë të lartë thuajse asnjëherë gjatë ëndrrës, por me zë zemre gjithmonë të kam thënë: “Të dua shumë, mami Liria, nëna ime e butë, nëna ime e mirë, nëna ime e shtrenjtë!”.








Reviews
There are no reviews yet.