Përshkrimi
Koha shëron çdo plagë, vetëm nëse vuan nga një kujtesë e dobët.
A mund të harrohet vallë poshtërimi, përbuzja, shakaja pa kripë dhe çdo gjë që e kthen njeriun në një bombë me sahat, gati për të shpërthyer nga çasti në çast, të gatshëm për të kryer edhe krimin më të kobshëm?
I lodhur nga pritja biblike e vënies së drejtësisë hyjnore në tokë, vendos ta marrë përsipër vetë këtë detyrë. Ndërsa detyra e tij ishte ta mbronte jetën, lejoi përbindëshin brenda vetes të zgjohej e të shqyente, mbyste ose përpinte gjithçka i dilte përpara.
Dashuria mund të jetë më e fortë, por urrejtja është kokëfortë, ka kujtesë të hatashme dhe mbi të gjitha: është një llogaritare e ftohtë, e pamëshirshme tinëzare dhe egërshane. Disa falin, ca falin por nuk harrojnë, ndërsa disa as falin dhe as harrojnë. Aty ku urrejtja e panginjur dhe zemërimi i pamatë zënë rrënjë, s’ka vend për dashurinë.
Një roman misterioz, që të mban pezull me analizën e thellë psikologjike të personazheve dhe përshkrimet e detajuara të situatave të papritura, që ndodhin çast pas çasti.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime