Description
Kjo histori nuk është pjesë e ndonjë arkivi, as e ndonjë gazete. Është frymëzuar nga jeta vetë dhe është sjellë përmes letërsisë, me përpjekjen për të ndriçuar atë që shpesh mbetet në hije.
Për të kuptuar më thellë kohën në të cilën kjo grua (Sofia) jetoi e veproi, vitin 1996, kam lexuar çdo numër të gazetës “Koha Jonë” të atij viti. Jo për të ndërtuar ngjarjen, por për të ndier frymën e kohës: tensionin, heshtjen, shpresën, ritmin e lodhur të përditshmërisë dhe marrëzinë. Disa nga historitë anësore që do të lexoni janë frymëzuar nga ato faqe, pjesë të një realiteti që formon sfondin e këtij rrëfimi.
Nuk i kam përfshirë për të shpërqendruar. I kam sjellë për të plotësuar, për të ndihmuar në ndërtimin e asaj tabloje të gjerë, ku një akt i vetëm merr kuptim të plotë vetëm kur shihet në kontekstin e kohës, të shoqërisë dhe të njeriut.
Dhe në fund, nëse do të mbetet diçka nga kjo histori, do të doja të ishte: një himn për jetën, për atë zinxhir të padukshëm që na lidh të gjithëve, që na mban gjallë përtej dhimbjes, vetmisë, vështirësive dhe që e ruan racën njerëzore nga zhbërja.








Reviews
There are no reviews yet.