SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Kimia 10-11 (pjesa e dytë)

L440.00

Kimia 11

Kimia është një shkencë e lidhur me laboratorin: lënda dhe teoritë e saj janë të bazuara në vrojtime eksperimentale. Megjithatë, objekti i kimisë është përtej laboratorit; kimia lidhet me çdo aspekt të jetës sonë. Nëpërmjet saj kuptohet më mirë natyra e planetit tonë, mjedisi ku ne jetojmë, burimet që disponojmë, si dhe faktorët që ndikojnë në shëndetin tonë. Teksti përmban përmbledhje të njohurive në fund të çdo kapitulli. Aktivitete që i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë vëzhguese dhe praktike. Këshilla për studimin. Përkufizime kyç në të gjithë kapitujt dhe fjalor në fund të librit. Kontrolli i njohurive nëpërmjet pyetjeve dhe një vetëvlerësim nëpërmjet pyetjeve model për testim në fund të çdo kapitulli. Kimia është një lëndë e bukur që jep emocione, por është edhe sfiduese, pasi ka ndikim në çdo aspekt të jetës tonë. Ndërsa përballemi me sfidat e të ardhmes, pavarësisht nga drejtimi që merr në jetë gjithsecili, “këndvështrimi kimik” ruhet në mendje. ky libër t’ju ndihmojë “ta shijoni” kiminë, t’ju pajisë me njohuri të reja dhe t’ju ndihmojë të jeni të suksesshëm.  Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigje të ushtrimeve etj.

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR, shoqërohet me fletore pune.
Autorë: Richard Harwood, Ian Lodge
Përktheu dhe përshtati: Prof. Dr. Besnik Baraj, Alma Shehu
ISBN: 978-9928-08-241-1

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Kimia 10-11 (pjesa e dytë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '